Zgjedhjet e 7 qershorit: 20 parti konfirmojnë pjesëmarrjen, 1 koalicion i formuar

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë afat për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve, disa nga partitë politike kanë kryer këto obligime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për RTV21 se deri më tani KQZ-ja ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike; mospjesëmarrjen nga 5 të tjera dhe formimin e 1 koalicioni.
“Deri më tani, pra në mesditë, në KQZ kemi pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e qershorit nga 20 parti politike, mospjesëmarrjen nga 5 parti, si dhe formimin e një koalicioni të përbërë nga dy parti politike nga radhët e komunitetit boshnjak”, tha Elezi për RTV21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?