Reka priti delegacion ushtarak nga SHBA, Spanja dhe Kanadaja në New Yorku

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka ka njoftuar se ka pritur një delegacion prej 15 ushtarakësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja dhe Kanadaja, së bashku me nënkolonelin e Forca e Sigurisë së Kosovës, Vegim Krelani, në kuadër të një vizite studimore të specializantëve të US Army War College në Nju Jork.
Sipas Rekës, delegacioni vizitoi edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republika e Kosovës në Nju Jork, ku u diskutua për rrugëtimin shtetformues dhe proceset reformuese të Kosovës, 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Ai theksoi se, pas luftës çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mbështetjes së NATO-s dhe SHBA-së, Kosova është shndërruar në një nga shtetet më demokratike dhe më pro-amerikane në rajon.
Reka vlerësoi se shteti i Kosovës sot përfaqëson një histori suksesi të ndërtimit demokratik, pas përballjes me, siç u shpreh ai, kolonializmin, aparteidin dhe gjenocidin e regjimit serb ndaj shqiptarëve.
”Në kuadër të vizitës së tyre në OKB, eprorët ushtarak të këtyre shteteve, vizituan edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, me ç’rast i njohtova për rrugëtimin e sukseshëm reformues të Republikës së Kosovës: 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësimit.Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së SHBA dhe NATO-s, Kosova, shteti më i ri evropian, është aktualisht vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon”, ka shkruar Reka.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?