Kaloni te përmbajtja kryesore

AKR-ja nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Emir Abrashi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se vendimi është marrë pas diskutimeve dhe konsultimeve të brendshme në parti.

Sipas tij, AKR-ja në këtë fazë do të fokusohet në ristrukturimin dhe reformimin e plotë të subjektit politik.

“Ky është një vendim i menduar me përgjegjësi dhe me fokus të plotë tek e ardhmja e AKR-së. Në periudhën në vijim, energjia jonë do të përqendrohet në ristrukturimin e tërësishëm të partisë, riorganizimin e brendshëm, krijimin e një platforme të hapur për ide dhe hartimin e një programi modern që adreson realisht sfidat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka thënë se qytetarët kanë nevojë për një alternativë serioze dhe të besueshme politike, duke shtuar se procesi i reformimit synon ta pozicionojë AKR-në si forcë politike për ata që kanë humbur besimin në politikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button