Kaloni te përmbajtja kryesore

Rashiq: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, njerëzit po mbahen në bunkerë

Nenad Rashiq, ministër në detyrë për komunitete dhe kthim, kryetar i Partisë për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë në një deklarim për RTV21 ka akuzuar Serbinë se po ndërhynë në zgjedhjet në Kosovë.

“Serbia ka ashpërsuar ndërhyrjen në zgjedhjet ne Kosovë, presion i shtuar tek serbet lokal….për një like të një statusi ka larguar njerëz prej pune… njerëzit mbahen në bunkerë…”, tha ai.

Derisa lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit ai tha se pas zgjedhjeve duhet marrëveshje që përmban në pako qeverinë dhe presidentin.

“Nuk votojë asgjë derisa nuk shoh një marrëveshje që përfshinë Qeverinë kryeministrin presidentin në një pako. Nuk ka më lojëra..”, tha ai./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button