Hamza sonte përballë pyetjeve “të nxehta” në “Click”: Zgjedhjet, Osmani, Limaj, rasti i Lushtakut…

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Click” në RTV21, do të flasë për çështjet më të “nxehta” të politikës në vend.
Nga zgjedhjet, çështja e presidentit e deri te rasti i Skenderajt, Hamza do t’i përgjigjet pyetjeve të Arbër Vllahiut.
Cila do të jetë oferta e PDK-së në zgjedhjet e qershorit? Kush do të kalojë në opozitë më 8 qershor dhe kush do të jetë kryeministër, sipas Hamzës? Cilat do të jenë kompromiset për zgjedhjen e presidentit? Kandidimi i Vjosa Osmanit për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si e sheh këtë çështje Hamza?
Ai do të flasë edhe për mospërfshirjen e Fatmir Limaj në listën zgjedhore të PDK-së. A ka pakënaqësi në PDK për listat?
Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe incidenti në Skenderaj, si dhe akuzat e Albin Kurti se ndaj tij ishte planifikuar sulm. Si do t’u përgjigjet Hamza këtyre pretendimeve?
Për këto dhe shumë tema të tjera, ndiqni emisionin “Click” sonte, duke filluar nga ora 20:00./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?