Në Ballon Pranverore, Blerando bën paraqitjen e parë me gruan e tij

Pak ditë pasi u martuan, Blerando dhe Albulena Krasniqi tashmë po shfaqen hapur si çift në publik.
Dyshja bënë daljen e tyre të parë si burrë e grua në “Ballon Pranverore” me rastin 28-vjetorit të RTV21, ku morën menjëherë vëmendjen e të pranishmëve sapo hynë në event.
Albulena u shfaq me një fustan të verdhë me detaje lulesh, ndërsa Blerando i qëndroi besnik stilit të tij minimalist me xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë. Por ajo që ra më shumë në sy ishte afrimiteti mes tyre. Në fotot e realizuara gjatë mbrëmjes, çifti shihen duke buzëqeshur dhe shkëmbyer shikime plot dashuri, pa u shqetësuar fare për kamerat apo atmosferën përreth.
Pas konfirmimit të martesës përmes një fotografie në rrjetet sociale, kjo ishte paraqitja e parë publike e çiftit si të martuar — dhe duket se po e shijojnë në maksimum këtë kapitull të ri të jetës së tyre./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?