Vizita e delegacionit nga Kongresi amerikan, Ambasada: Theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë

Pas vizitës në Sarajevë, Beograd e Luginë të Preshevës, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam qëndruan në Kosovë, ku u pritën nga përfaqësuesit më të lartë shtetërorë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar për këtë vizitë të delegacionit nga Kongresi amerikan, duke theksuar se ofruan pasqyrë të vlefshme të dinamikës aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë.
“Delegacioni i Kongresit amerikan me Rep. Keith Self dhe Rep. Suhas Subramanyam përfundoi vizitën në Kosovë pas një sërë angazhimesh produktive që ofruan pasqyrë të vlefshme të dinamikës aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë”, thuhet në postim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?