​60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 aksidente trafiku në Kosovë, fatmirësisht pa asnjë me fatalitet.

Sipas raportit të fundit të policisë, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 2 mijë e 869 tiketa trafiku.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 41 persona.

Back to top button