Irani thotë se ka zgjedhur një udhëheqës të ri suprem

Irani ka zgjedhur një udhëheqës të ri suprem pas një mbledhjeje të Asamblesë së Ekspertëve, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian, shkruan The Independent.

Ahmad Alamolhoda, anëtar i këtij organi, i tha mediave shtetërore se një lider i ri është përzgjedhur pas një votimi – pa e bërë publik emrin e tij.

Kjo konsiderohet një zhvillim potencialisht i rëndësishëm, ndërsa lufta mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ka hyrë në ditën e nëntë.

Udhëheqësi i mëparshëm i Iranit, Ali Khamenei, u vra në një sulm izraelit të shtunën e kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se dëshironte ta zgjidhte personalisht udhëheqësin e ri të Iranit në rast se sulmet amerikane do ta shkatërronin regjimin aktual.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo pasardhës të mundshëm.

Back to top button