Kaloni te përmbajtja kryesore

A është e vërtetë që të gjithë duhet të marrim kreatinë?

Suplementi është vërtetuar si përforcues i performancës sportive, por hulumtimi është ende në zhvillim — dhe për shumicën e njerëzve mbetet një shtesë opsionale, jo një domosdoshmëri.

Dikur e rezervuar vetëm për bodybuilders dhe sprintistë, kreatina po promovohet sot si gjithçka — nga stimulues i trurit deri te element thelbësor i plakjes së shëndetshme. Por a duhet ta marrin të gjithë? Jo domosdoshmërisht, bazuar në artikullin e The Guardian.

“Ekzistojnë prova vërtet të rëndësishme se kreatina është efektive,” thotë Bethan Crouse, nutritioniste sportive në Universitetin e Loughborough-t.

“Nga perspektiva sportive, është ndoshta një ndër suplementet më të hulumtuara për sa i përket ndikimit real në performancë”.

Kreatina ndihmon trupin të prodhojë energji më me efikasitet gjatë aktiviteteve të shkurtra dhe intensive, duke mbështetur gjenerimin e adenozin-trifosfatit (ATP), “monedhës energjetike” të trupit.

Rezultati?

Përmirësime në fuqinë maksimale dhe aftësi më e madhe për të mbajtur përpjekje të përsëritura me intensitet të lartë, si intervalet e sprint’it.

“Përtej palestrave, ekzistojnë mënyra më të provuara dhe më të lira për të mbështetur si shëndetin fizik ashtu edhe atë kognitiv”.

Kohët e fundit, vëmendja ka kaluar përtej palestrës. Hulumtimet e hershme sugjerojnë se kreatina mund të luajë rol në funksionin kognitiv, me disa studime që tregojnë mbrojtje nga rënia kognitive.

“Disa studime të mëdha e kanë sjellë në fokus”, thotë Crouse. “Me një popullsi në plakje, ekziston interes për çdo gjë që mund të mbështesë shëndetin e trurit”.

Por ndërkohë që janë premtuese, hulumtimet mbi përfitimet kognitive të kreatinës janë ende në zhvillim.
Mendimi i ekspertit

“Mendoj se të thuash ‘të gjithë duhet të marrin kreatinë’ është një hap shumë i madh në këtë fazë. Nëse je serioz me sportin tënd, ose i ke të rregulluara bazat e ushqyerjes dhe kërkon të përmirësosh performancën, atëherë ia vlen patjetër ta konsiderosh. Por për popullatën e përgjithshme, nuk është domosdoshmëri”, thotë  Bethan Crouse, nutritioniste sportive, Universiteti i Loughborough’t.

Kjo vlen pjesërisht sepse ekzistojnë mënyra më të provuara (dhe më të lira) për të mbështetur si shëndetin fizik ashtu edhe atë kognitiv. Peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe makrelë lidhen vazhdimisht me shëndet më të mirë të trurit, ashtu si burimet bimore si farat e lirit dhe farat e chia. Për shumicën e njerëzve, kreatina mbetet një shtesë opsionale,  jo një domosdoshmëri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button