Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).

Sejdiu ishte në garë ishte me nënkryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Naser Gjonbalaj.

Sejdiu mori 96 vota, ndërsa kundër kandidati i tij Naser Gjonbalaj mori 26 vota.

Sejdiu falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Me propozim te kryetarit Sejdiu, kuvendi miratoi për zëvendëskryetar Dr.Rrezart Halili, Dr.Lauras Idrizi dhe Dr.Kreshnike Dedushi Hoti.

Back to top button