Kosova dhe Panamaja heqin vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Me këtë marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Panamasë u shënua një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.
“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.”
Gjatë takimit palët diskutuan gjithashtu nisjen e procedurave për heqjen e vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.
Po ashtu, u dakordua që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.