Sadiku: I takon LVV-së të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit

Analisti politik, Arbnor Sadiku, tha se i takon partisë së parë, LVV-së, që të gjejë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Por, sipas tij, edhe partitë opozitare duhet të jenë të gatshme për takime, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje nga e cila do të buronte një kandidat konsensual.

“Kriza politike është si rrjedhojë e faktit që kemi një krizë të lidershipit përbrenda partive politike, dhe kjo pastaj po reflektohet në skenën politike kosovare. Siç e kemi parë deri më tani, ka pasur mungesë të përgjegjësisë dhe, natyrisht, jemi në një krizë politike e cila për pasojë e ka ende të pazgjidhur çështjen e presidentit. Përgjegjësia më e madhe i takon partisë së parë, në këtë rast LVV-së, por natyrisht një pjesë të fajit e kanë edhe partitë opozitare, sepse edhe ato do të duhej të bashkëpunonin me Kurtin. Por, natyrisht, edhe Kurti duhet të japë mundësinë që kandidati për president të mos ofrohet vetëm sipas kushteve të tij. Duhet të jetë kandidat kompromisi.”, tha Sadiku./RTV21/21Media

 

Back to top button