Muhaxhiri: LDK-ja si nxënës i urtë në lojën e Kurtit


Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se opozita nuk do të duhej t’i shkonte në takim kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit.
Kjo pasi, sipas Muhaxhirit, Vetëvendosje po manipulon me deklaratat që thuhen brenda takimeve.
Ai shtoi se me shkuarjen në takim opozita po i jep mundësi partisë në pushtet që të tallen me ta.
Sipas Muhaxhirit, PDK e ka kuptuar këtë dhe nuk po i shkon në takim, por siç u shpreh ai, jo edhe LDK-ja.
“LDK-ja si ai nxënësi i urtë që ulet në fund të bankës dhe kur thotë mësuesi e ka vullnetar ai i çon gishtat thotë jam vullnetar, e kur po thotë Albini a po e merr fajin dikush me mu LDK-ja i thotë unë jam”, u shpreh ai./RTV21/21Media