Ngjarjet e datës 24 prill

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu organizohet homazhe dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 8:45 -16:00)
Mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N-302, ora 09:00
Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) mban konferencën shkencore “Formësimi i rrugëve zhvillimore: ndërhyrjet e hershme në çrregullimin e spektrit autistik”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, 9:00)
Lansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Merr pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku. (Objekti i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, te salla e Këshillit, kati III, ora 9:30)
Kuvendi mban seancë solemne në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Salla e seancave, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën “Forcimi i integritetit politik përmes digjitalizimit”. (Hotel “Swiss Diamond” – Salla “Artana”, Prishtinë, ora 10:00)
Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës (Salla e seancave, ora 11:00)
Java e Imunizimit 2026, moto: Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat (24 – 30 Prill) Organizatorë: Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Organizata joqeveritare Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) mban tryezën mbi të drejtat e njeriut, e organizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes të drejtave të njeriut”. (CEC – Civic Energy Center, Mitrovica e Veriut, ora 11:00 – 13:30)
Instituti Albanologjik mban mbledhje komemorative për akademikun Rexhep Qosja. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 12:00)
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon aktivitetin “Roli dhe forca e mediave në kërkimin e djalit, që për babain ishte i ‘vdekur’. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Salla e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë, ora 12:00)
Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 15:00)