Canaj: Ka ardhë vakti i budallëve

 

(Lajm i përditësuar)


Canaj: Ka ardhë vakti i budallëve

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratat e deputetit Fatos Geci në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se kështu funksionojnë populistët duke i prekur figurat aty ku janë më të fortët.
“Për atë arsye Hashim Thaçit ky far tipi ia dëshiron atë burgimin e përjetshëm… ka ardhur vakti i budallëve po më duket, më duhet me kërku falje për shkak se ma s’po mundemi ta mbajmë”, tha ai.


Blerim Canaj: Me 400 milionë euro hyn në parlament

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21, duke iu referuar “shpërndarjes së parave të buxhetit të shtetit” për qytetarët, shtesat për fëmijë, pensionet e të tjera, tha se me 400 milionë euro bëhesh deputet.

“Edhe na mu çu qitu që hiq s’kemi parti, me i pas 400 milionë euro në parlament hyjmë, me 400 milionë euro në parlament hyn, 200 milionë i ka bërë gati për zgjedhje ky, po i don edhe 200 milionë se me qato shpreson se i mbërrin 51%”, tha ai.


Nuk din me lexu oj loçkë” – Canaj kërkon që mentori i doktoraturës së Gecit të dalë para gjyqit

Analisti Shemsi Jashari në emisionin “Click” në RTV21 tha se në partinë Vetëvendosje ka deputetë që kanë hapur llogari bankare për herë të parë pasi janë bërë deputetë.

Këtu replikoi edhe Blerim Canaj duke thënë se ka deputetë që nuk dinë as të lexojnë.

Paraprakisht duke iu referuar deputetit Fatos Geci për deklaratat që bëri ndaj deputetes Vlora Çitaku, tha se mentori që atij i ka dhënë doktoraturën duhet të dalë para gjyqit.

“Qysh është e mundur që ti se kalon as shkollën fillore as të mesme kur s’din me lexu, a po e kuptoni si i kemi punët”, tha ai.
“Ti deputet ki që s’din me lexu oj loçkë”, tha ai.


Canaj parajmëron: Kurti po tenton të kapë gjithçka

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosje, nëse thirret në votën e qytetarit për të marrë postin e presidentit, duhet t’i ketë 67% të votave.

“Nëse i kanë 80 deputetë në parlament, ja pafshin hajrin krejt le ta kapin, por përderisa është kjo përqindje e votës atëherë qytetari i ka thënë qartë se do balancë të pushtetit. Kurti don me shty këtë proces për me kap gjithçka, sot p.sh. ka fillu me i kap do pozicione të diplomacisë… ka ende punë për të bërë edhe këto 6 muaj Kurti ka me shfrytëzu në maksimum dhe me askënd s’do të ndajë.”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button