Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar për aksionin e jashtëzakonshëm që ka ndërmarrë në sektorin e ndërtimtarisë në të gjithë vendin.
Ky inspektorat ka bërë të ditur se në 48 orët e fundit, ka kryer gjithsej 31 inspektime e 44 rinspektime.
Nga inspektimet e kryera është bërë ndalimi i 13 punimeve dhe janë shqiptuar 10 vërejtje.
Siç njofton ky institucion në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm janë procesuar në gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.