​Pilotët e “Shqiponjave të Kastriotit” nisen drejt Spanjës për garën ndërkombëtare të precizioni

Pilotët e klubit aeronautik KA “Shqiponjat e Kastriotit” kanë udhëtuar drejt Spanjës, ku do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare që zhvillohet nga 1 deri më 3 maj.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë rreth 60 garues nga vende të ndryshme, duke e bërë konkurrencën mjaft të fortë.

Pilotët kosovarë do të garojnë në disiplinën e precizionit, një kategori që kërkon saktësi të lartë dhe kontroll të avancuar gjatë fluturimit. Pjesëmarrja e tyre në këtë garë shihet si një mundësi e mirë për përfaqësim ndërkombëtar dhe ngritje të nivelit të sportit aeronautik në vend.

Back to top button