Jack Wilshere ka thyer këmbën
Mesfushori i cili paraqitet për klubin Bournemouth i huazuar nga Arsenal është konfirmuar të ketë thyer këmbën
Këtë e kanë bërë të ditur vetë klubi i Arsenalit, duke bërë të ditur se këmba e thyer e Wilshere-it do t’ia humbë atij sezonin aktual.
25 vjeçari u lëndua në një përplasje me Harry Kane-n në humbjen e Bournemouth kundër Tottenhamit të shtunën e kaluar, shkruan rtv21.tv.
Ky lëndim është shumë i ngjashëm me lëndimin që e mbajti mesfushorin jashtë fushave për shumicën e sezonit të kaluar./21Media