Pensionistët bëjnë sport, të rinjtë po largohen

61% e të rinjëve mendojnë të ikin ngaMaqedonia

Të nisur nga shprehja “Në trup të shëndoshë – shpirt i shëndoshë”, dhjetëra pensionistë nga komuna e Aerodromit treguan se edhe përkundër moshës së tyre, janë në gjendje që të bëjnë sport njëjtë sikur të rinjtë. Por megjithatë, ata ankohen për pensionet e ulëta dhe për largimin e fëmijëve të tyre nga vendi.

“Unë dhe bashkëshortja ime jemi pensionistë. Pas datës 20 nuk kemi asnjëdenarë. Ekzistojmë nga pensioni i ardhshëm si dhe nga pensioni i bashkëshortes sime dhe kjo nga shpëton. Më e drejtë do të ishte sikur pensionin ta merrnim bazuar në llogarinë përfundimtare dhe me këtë edhe standardi do të ishte më i mirë”,tha Nikolla Kollevski, Pensionist.

Nga ana tjetër, dje u mbajt ditë e hapur për studentët e ardhshëm të Fakultetit tëElektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike. Liridona Luzha është njëra nga të interesuarit për t’u regjistruar në këtë fakultet. Ajo shprehet se, sikur të kishte mundësi, do të kishte parapëlqyer që të studionte jashtë Maqedonisë.

“Kemi tri nipa që studiojnë. Nuk di a do të shkojnë jashtë, por dëshira e tyre është që t’i përfundojnë studimet dhe të mësojnë”, u shpreh Leposova Kostandinovska.

Vllado tanimë tre vite po studion në këtë fakultet. Thotë se në Maqedoni ka mungesë të inxhinierëve, ndërsa konsideron se edhe këtu, të rinjtë kanë mundësi të mira për të gjetur punë.

“Studentë të caktuar kanë ide dhe synim për ta vazhduar arsimimin jashtë vendit dhe të konkurrojnë në tregun e jashtëm”, u shpreh Vllado Gjorgievski, Student, shkruan tv21.tv.

Anketa e re e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar tregoi se 39.2% e qytetarëve të Maqedonisë do të ishin larguar përfundimisht nga vendi. Për një vendim të këtillë më së shumti po mendojnë të rinjtë e moshës prej 15 deri 24 vjeç edhe atë 61%. Këtë vit, rreth 160 mijë qytetarë tanimë kanë filluar me përgatitjet për ta lëshuar Maqedoninë./21Media

Back to top button