Hoti: Haradinaj premtoi diçka tjetër, tash po dyfishon pagën për veti dhe ministrat
Reagon LDK-ja, ndaj vendimit të Haradinajt për dyfishimin e pagave
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë një konferenca për medie komentoi edhe vendimin e Qevrisë për dyfishimin e pagës së kryeministrit Ramush Haradinajt dhe ministrave të tjerë.
Ai tha se Haradinaj premtoi diçka tjetër, tash po dyfishon pagën për veti dhe ministra
“Ai gjatë fushatës ka premtuar 30 % rritje pensioneve dhe tash ka dyfishuar pagën për veti dhe ministrat e tij, ne jemi pari institucionale dhe përdorim të gjitha rrugën institucionale për të realizuar qëllimet tona”, tha Hoti.
Sipas vendimit të djeshëm në këtë rritje pagash qeveritare janë përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat. Paga e Haradinajt deri më tani ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto rritet në 2950 euro në muaj./21Media