Shpërthim në konvojin e NATO-s, tetë të vdekur
Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në konvojin e NATO-s në Kabul
Një sulm vetëvrasës në një konvoj që i përket misionit të NATO-s në Afganistan ka vrarë të paktën tetë persona në Kabul, thonë zyrtarët. Viktimat ishin të gjithë civilë, i tha një zëdhënës i qeverisë BBC-së. Rreth 25 persona të tjerë u plagosën.
Shpërthimi ndodhi pranë ambasadës amerikane gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë nëse ishte pas sulmit ndaj grupit të automjeteve ushtarake.