Pierce në Shkup për ta përkrahur demokracinë
Zaev për herë të parë flet në emër të shumicës
Drejtori politik në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, zhvilloi takime me liderët politik në vend, si dhe me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferi.
Ajo pas takimit tha se nuk është puna e Mbretërisë së Bashkuar që të tregoj se kush duhet ta formojë qeverinë, por është në Maqedoni për të shprehur përkrahjen për proceset demokratike dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Pierce i uroi Xhaferit për postin e ri, kurse temë e diskutimit ishte edhe kontesti për emrin me Greqinë. Pas takimit, për herë të parë në emër të shumicës foli kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan tv21.tv.
“Nuk është puna e Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë se kush duhet të formojë qeverinë e Maqedonisë, por unë jam këtu sepse ne e përkrahim demokracinë në Maqedoni, e përkrahim popullatën e Maqedonisë, dhe i përkrahim integrimet e Maqedonisë në Bashkimi Evropian”, u shpreh Karen Pierce, Drejtor Politik në MPJ të Mbretërisë së Bashkuar./21Media