Sektori privat i SHBA-ve gati për investime në Korenë Veriore

Pompeo tregon kushtin për investime

Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo deklaroi sot se nëse Koreja e Veriut pranon të heqë plotësisht programin e saj të armëve bërthamore, atëherë SHBA-ja do të lejojë sektorin privat amerikan të investojë në atë vend.

“Sektori privat amerikan do të shkojë për të ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti energjetik të Koresë së Veriut që ka nevojë për një sasi të madhe të energjisë elektrike”, tha Pompeo në një intervistë për Fox News.

Deklarata e tij vjen pas vizitës që i bëri Koresë Veriore dhe para takimit të presidentit Donald Trump me liderin verikorean Kim-Jong-un, i paraparë për qershor në Singapor.

Back to top button