Ahmeti: Duhet me i dhënë ofertë fituese qytetarëve
Shpend Ahmeti ka komentuar rrëzimin e Qevrisë
I pari i Prishtinë, Shpend Ahmeti pas rrëzimit të Qeverisë ka thënë se partitë opozitare, shoqëria civile dhe njerëzit e vullnetit të mirë duhet të bëhën bashkë për ta larguar koalicionin PDK-LDK nga pushteti.
“Një mik imi më tha shqiptarët bëhen bashkë vetëm në dy raste: 1. Per interes financiar dhe 2. Presionit të mbijetesës e asnjëherë për ndonjë ide të mirë të madhe.
Nuk dua të besoj se është kështu. Në fakt besoj në të kundërtën. Prandaj për të satën herë bëj thirrje tek subjektet opozitare, shoqëria civile e njerëzit e vullnetit të mirë që të bëhemi bashkë për ta larguar këtë koalicion nga pushteti, te dyja pjesët”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka thënë se duhet me i dhënë ofertë fituese qytetarëve.
“Me i dhënë shpresë. Perndryshe mund të jemi udhëqës të zyrave, analistë të ideve të mëdha e besa disa mund të konsiderohen edhe politikanë të aftë për dredhina. Por jo njerëz të ndryshimit”,ka thënë ai.
“Po, mandati mund të jetë gjysmak, me kompromise të dhimbshme e jo sic e duam secili prej neve por do të jetë hap i parë.E keqja është e madhe dhe vetëm një bashkim do ti largojë ata”,ka thënë në fund kryetari i Prishtinës./21Media