Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtare: Data e zgjedhjeve më 11 qershor

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor

RTV21 siguron dekretin e presidentit Thaçi për caktimin e datës së zgjedhjeve, në të cilin shkruhet se data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë është 11 qershori.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mbajti takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, krerët e partive politike u shprehën që data e zgjedhjeve në Kosovë të jetë 11 qershori. Në takim me Thaçin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive politike përveç LDK-së që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Ndryshe, dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi. Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button