Gratë dhe prodhuesit e vegjël do të kenë një vend për të promovuar prodhimet

Përurohen pikat e shitjes për shoqatat e grave dhe prodhuesit e vegjël

Në Viti u përuruan 13 kioska të cilat do të shërbejnë si pika shitëse shoqatave të grave dhe prodhuesve të vegjël në komunë, duke mbuluar objektivat ekonomikë dhe socialë. Kjo u realizua në kuadër të të projektit INTERDEV 2 të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), Komuna e Vitisë, ADA dhe UNDP

Projekti krijon mundësi që prodhuesit vendas të promovojnë prodhimet e tyre, të kenë hapësirë për shitje gjatë gjithë vitit dhe të fitojnë më shumë të ardhura.

Me këtë rast, prodhuesit vendorë patën rastin të shfaqin prodhimet e tyre, duke u dhënë vizitorëve një mundësi për të parë dhe blerë gjësende të ndryshme bujqësore dhe artizanale.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe Sokol Haliti, kryetari i komunës së Vitisë, Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Gunther Zimmer, shef i ADA-së për Kosovë të cilët u shprehën me fjalë miradije për këtë iniciativë dhe projektin në përgjithësi.

Projekti në mënyrë aktive promovon fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik për t’u lënë mënjanë, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale./21Media

Back to top button