Rriten kapacitetet në Qendrën e trajnimeve në KEK
Qendra e trajnimeve ishte paraparë vetëm për punëtorët e KEK-ut, ndërsa tani ka rritur kapacitetet
Studentja e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Prishtinës, Valbona Fazliu qe pesë muaj që është duke u trajnuar në Qendrën e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Ajo ka bërë ditur se ky trajnim po i mundëson që të njihet më mirë me punën praktike, pasi një gjë e tillë nuk iu ofrua gjatë studimeve. Studentja Fazliu beson se gjatë këtij trajnimi, do t’i përforcojë aftësitë e saj profesionale.
Ndërsa, profesori Fehmi Kaçiun tha se po punojnë me teknologjitë më të avancuara.
Qendra e Trajnimeve në KEK është hapur në vitin 2005 dhe ka dhjetë laboratorë. Ajo ishte paraparë vetëm për punëtorët e KEK-ut, por tani kjo qendër ka rritur kapacitetet edhe për punëtorë tjerë të interesuar, duke përfshirë edhe studentët.