Takimi Trump-Jong Un në fillim të vitit 2019
Sipas presidentit amerikan, Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se me shumë gjasë do të takohet me liderin koreano-verior, Kim Jong Un në fillim të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt.
“Po pajtohemi mjaft mirë, kemi një marrëdhënie të mirë“, deklaroi Trump për reporterë pas kthimit nga samiti i G20-tës në Argjentinë.
Trump ka shtuar se ka në plan ta ftojë Jong Un në Shtëpinë e Bardhë, shkruan rtv21.tv.
Liderët kanë vazhduar bisedimet që nga takimi që kishin në Singapor.
Trump nga bisedimet shpreson të arrijë një marrëveshje për denuklearizimin e plotë të Koresë Veriore. Marrëveshje të tilla për heqje dorë nga programet nukleare Koreja Veriore kishte arritur me fuqitë e mëdha edhe në vitet 1994 e 2005, mirëpo të dyja marrëveshjet ishin prishur pasi Peniani kishte vazhduar rrugën e tyre për armë të reja nukleare./21Media