Rrëshqitje dheu në rrugën Zubin Potok-Dren

Ministria kërkon nga vozitësit të përdorin rrugë alternative

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se në orët e pasdites së sotme në rrugën që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje.

Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmërojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor.

MI kërkon nga vozitësit të përdorin rrugë alternative deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Image

Back to top button