Të armatosur e të maskuar grabisin barnatoren
Rasti mbetet nën hetime
Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në një barnatore në Fushë-Kosovë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50 në rrugën “Pejës” në Fushë Kosovë.
“Viktima femër K/Shqiptare, punëtore në një barnatore, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./21Media