Rashiq: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës si instrument
Sipas Rashiq Beogradi zyrtar po i përdor serbët e Kosovës përmes Listës Serbe
Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim të një grupi politik, Listës Serbe, që nuk po bën asgjë pozitive për popullin serb, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mandatin e kaluar qeveritar, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste.
Ai theksoi që Beogradi zyrtar po i përdorë serbët e Kosovës si instrument për pozicionim para dialogut, por edhe për arsye të tjera.
“ I shfrytëzon edhe për shumë, t’i quaj gjëra me më pak rëndësi, sikurse ndikimi në sferën ekonomike në çfarëdo forme, në mënyrë që të përfitojnë që përfaqësuesit e Listës Serbe të jenë, më të afërt me ta. Shfrytëzohen aty ku Lista Serbe apo serbët e Kosovës mund të vendosen si mekanizëm vetëm për tensionimin e marrëdhënieve.
Në procesin e negociatave ose marrëveshjeve, gjithmonë është e lehtë për Beogradin që t’i shfrytëzojë serbët e Kosovës që këta të fundit të thonë ‘në rregull, ne nuk do të marrim pjesë në Kuvend, do ta rrëzojmë Qeverinë’ ose çfarëdo mekanizmi tjetër, vetëm që të arrijnë deri te konkretizimi i përpjekjeve të tyre, qoftë në kuptimin politik.”, tha Rashiq.
Ai për këtë fajësoi edhe Prishtinën dhe Bashkimin Evropian.
“Por, unë them që madje shkojnë edhe një hap më larg. Këtu ka ndërlidhje edhe me ekonominë, të cilën ata mund ta shfrytëzojnë përmes mekanizmave të institucioneve të Kosovës. Në këtë pikë vijmë në përfundim që serbët janë vetëm mjet për planet e dikujt tjetër dhe për planet e dikujt që nuk jeton fare në Kosovë. Përveç atyre masave represive që po i përmendi dhe që Beogradi zyrtar po i përdorë përmes Listës Serbe, përgjegjësia nuk është fare më e vogël as e Prishtinës dhe e Bashkimit Evropian, sepse ata janë vëzhgues memec të asaj që po ndodhë në hapësirën e Kosovës dhe kjo është ajo që irriton. Duket se të gjithë po shoqërohen, për interesa të tyre dhe askush për interesat e serbëve të Kosovës dhe ky është zhgënjimi më i madh.” Deklaroi Rashiq.
Ndërsa pavarësisht se të dyja palët janë në kurse të ashpra, Rashiq pret që së shpejti do të nisë faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi./rel
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?