Nesër varroset polici Izet Demaj, detaje nga ceremonia e varrimit

Dje u vra heroi i ligjit, Izet Demaj

Polici i rënë në detyrë dje në Istog , Izet Demaj do të varroset nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Vrellë të Komunës së Istogut.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sipas protokollit të policisë së Kosovës.

Sipas agjendes në orën 11:00 bëhet nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare, ndërsa arritja e arkivolit në Koshare është planifikuar në orën 13:30.
Homazhet do të mbahen nga ora 13:30 deri në 14:00.

Ndërsa me pas vazhdojnë fjalimet deri në orën 14:30. Ndërsa nga ora 14:30 është planifikuar ceremonia e varrimit.

Për ndër të kontributit të këtij heroi të ligjit, nesër flamuri do të ulet në gjysmë-shtizë, përcjell rtv21.tv.

Demaj i cili humbi jetën në moshën 42 vjeç, ishte bërë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga 8 janari i vitit 2001. Ai po ashtu ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Izet Demaj është vrarë dje gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog. Ai në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve nga armë zjarri vdiq Izet Demaj, polic i Policisë së Kosovës me ç’rast u vra edhe grabitësi i bankës./21Media

Back to top button