Prishtinë: Digjet një banesë
Dyshohet se shkaktare ishin fishekzjarret
Një banesë në lagjen “Aktash” të Prishtinës, është kapluar nga zjarri si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve në ndërrimin e moteve.
Për KosovaPress, në telefonatën që i është bërë urgjencës së zjarrfikësve, ata shkurt kanë konfirmuar se tashmë janë në intervenim tek ky rast.
“Jemi në intervenim në katin e nëntë, në lagjen Aktash tek restorant Rugova” thanë shkurtë ata.
Ndër të tjera, theksuan se janë dhe disa raste të tjera për të cilat kanë marr telefonata.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?