Homazhe në nderim të zëvendësministrit Daci

Homazhet po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci i cili humbi jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kabineti qeveritar bënë homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit.

Ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar pritet të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00.

Arian Daci ishte djali i akademikut, Nexhat Daci.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

 

Back to top button