Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren
Vjedhin gjëra të ndryshme shtepiake
Disa persona të dyshuar kanë hyrë në një shtëpi në mbrëmjën e 25 janarit për të vjedhur.
Rasti ka ndodhur në orën 22:10 në Prizren. Ndërkohë lidhur me rastin, policia ka njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, e cila është nën përkujdesjen e tij, me ç’ rast kanë vjedhur gjëra të ndryshme shtëpiake”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas një pune hetimore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje./21Media