Kaloni te përmbajtja kryesore

33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burg

Një shqiptar është gjetur i pajetë këtë të dielë në burgun e Koridhalosit në kryeqytetin grek, Athinë

Sipas mediave greke shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur rreth moshës 33-vjeç është gjetur pa shenja jete.

Policia greke bën me dije se mbi trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por hetuesit dyshojnë se viktima ka marrë dozë të lartë droge. Ndërkohë trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore.

33-vjeçari ishte i burgosur për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button