Thaçi vazhdon me postimet e mistershme
Edhe një postim me parashikime interesante
Pas publikimit të shkrimit në Facebookun e tij që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe nxiti reagime, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi publikoi një tjetër shkrim në Facebook.
“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në një pjesë të statusit, që mund të kuptohet edhe si arritja e heqjes së taksës, pasi kjo gjë u kërkua nga aleatët tanë ndërkombëtarë, shkruan rtv21.tv.
Më pas, presidenti shkruan: “Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, e kur kujtojmë se pala serbe kanë deklaruar se nuk mund të arrihet një marrëveshje pa heqjen e taksës, atëherë lindin dyshimet se presidenti vërtet po e paralajmëron heqjen e taksës ndaj produkteve serbe./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?