Zhduket një fëmijë në Prishtinë
Rasti është duke u hetuar
Një djalë i mitur nga Prishtina ka dalë nga shtëpia e tij me 28 janar dhe nuk është kthyer më.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i viktimës dje rreth orës 09:00.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar në Polici se ka dalë nga shtëpia djali i tij i moshës së mitur dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij”, konfirmoi policia.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./21Media