Arratisen dy të burgosur
Arritën të ikin brenda 15 minutave
Dy persona janë arratisur mbrëmë brenda 15 minutave nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin, kanë arritur të arratisen nga burgu i Smrekonicës”, ka konfirmuar policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarve./21Media