Aksident në Vushtrri, 6 të lënduar
Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot gjatë orës 17:25 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, ku si pasojë 6 persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.
Lajmin për rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./21Media