Protestë në Drenas

“PRO Mësimit, JO Përdhunimit”

Me moton “PRO Mësimit, JO Përdhunimit” do të mbahet sot protesta e organizuar nga Shoqëria Civile e Drenasit. Protesta do të mbahet sot nga ora 12:00 duke filluar nga Gjimnazi “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, e deri te Stacioni i Policisë në Drenas.

Kërkesat e protestuesve janë:

1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika.

2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.

3. Largimi i profesorit nga shkolla.

4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës.

Ndërkaq, 5 pikat që protestuesit i kërkojnë nga Komandanti i Stacionit Policor janë:

1. Me vetiniciativë do t’i kërkojë Inspektoriatit të Policisë, të kryejë hetim të komplet stacionit policor në Drenas për raste të ngjashme. Varësisht nga gjetjet, do të meren masa.

2. Do të organizojë trajnime për ngritje të vetëdijes së stafit, në lidhje me barazinë gjinore, trajtimin e këtyre rasteve dhe etikës në punë.

3. Nëpërmjet policimit në komunitet, do të organizojë fushata vetëdijësuese për ngritje të bësimit të qytetarëve në polici.

4. Do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat rinore, për trajtim të shqetësimeve shoqërore.

5. Do të sigurohemi që të implementoj me rigorozitet, Nenin 37, pika 9 të LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË.

Dje qytetarë të shumtë janë mbledhur para Stacionit Qendror të Policisë, në shenjë revolte për rastet e raportuara në media lidhur me abuzimet seksuale.

Të martën në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Dje zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Po ashtu janë arrestuar edhe mësimdhënësi dhe gjinekologu që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast./21Media

Back to top button