Filloi Olimpiada Matematike në Gjilan
Olimpiada do të përfundojë në orën 17:00
Në Gjilan sot ka filluar të mbahet Olimpiada Matematike, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënës të klasave të IX, X, XI dhe XII, nën përkujdesjen e drejtorisë komunale të arsimit.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica ka deklaruar se deri tani procesi i Olimpiadës po shkon mjaft mirë, ndërkaq ka theksuar se Gjilani po vazhdon të jetë shembull i organizimit cilësor të olimpiadave matematike.
Ai ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe që po i jep sektorit të arsimit, duke shtuar se falë përkrahjes së tij, Gjilani po vazhdon me qenë shembull i suksesit në këtë aspekt.
Sipas një njoftimi të komunës, Olimpiada Matematike Gjilani 2019 do të përfundojë në orën 17:00 me shpalljen e fituesve dhe ndarjen e mirënjohjeve.
Fituesit do të marrin pjesë në garat republikane.