Kocijançiq: Djegia e mandateve dëmton demokracinë, vettingu po ecën

Kocijanqiq u ndal edhe te reforma në drejtësi

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq ka komentuar sërish krizën politike në Shqipëri. Nga Brukseli, Kocijançiq ripërsëriti qëndrimin se opozita dhe mazhoranca duhet të përfshihen në dialog.

Ajo ka thënë se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës dëmton rëndë funksionimin e demokracisë parlamentare.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutoht dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi.”, ka thënë ajo.

Kocijançiq u ndal edhe te reforma në drejtësi. Ajo ka thënë se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, pasi, sipas saj, qëllimi kryesor i këtij procesi është të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia.

“Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur.”, ka thënë më tej Kocijançiq./vizionplus

Back to top button