Kaloni te përmbajtja kryesore

Pako e dyshimt pranë stacionit të Londrës

Policia po e heton rastin, janë mbyllur stacioni dhe disa rrugë të qytetit

Policia ka mbyllur stacionin e Londrës, “Victoria Coach Station” dhe është duke hetuar një pako të dyshimtë, vetëm pak orë pasi një sulmues vetëvrasës ku mbetën të vrarë 22 persona dhe 59 të plagosur në Manchester.

Një zëdhënës i policisë tha për BBC se “pakoja e dyshimtë” është duke u hetuar. Ajo është gjetur pranë një stacioni të autobusëve në Londrën Qendrore.

Mbyllja e stacionit, si dhe e rrugës së Buckinham Palace dhe disa rrugëve të tjera në këtë zonë, vjen pas rritjes së sigurisë, pas asaj që kryeministrja britanike, Theresa May e përshkruajti si “sulm të tmerrshëm terrorist” në Manchester Arena.

Sulmi në Manchester Arena ndodhi mbrëmë, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button