Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Nuk kemi kohë për të humbur, ne e kemi zgjidhjen

”Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore”

I nominuari për kryeministër të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmjë një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, Haradinaj u shpreh se AAK në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marrë pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.

“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button