Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Protesta deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën do të mbajnë protestën e tretë me radhë përpara Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kërkesën që të mbahet premtimi nga institucionet për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave. Protesta do të mbahet të hënën me datë 15 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë“, thuhet në njoftimin e Lotarisë.

Po ashtu, punëtorët po kërkojnë që të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë ritheksuar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Back to top button