Mbi 100 të vrarë në Mindanao
Luftime mes forcave të armatosura të Filipineve dhe ekstremistëve islamik
Në ishullin Mindanao, në Flipine, në qytetin Maravi, mbi 2 mijë civilë të frikësuar kanë mbetur të ngujuar, si pasojë e luftimeve mes ekstremistëve islamikë dhe forcave ushtarake.
Gjatë përleshjeve, të cilat filluan para gati një jave, janë vrarë rreth 100 persona.
Pjesa më e madhe e 200 mijë banorëve të Maravit tashmë janë arratisur nga qyteti, por rreth 2 mijë banorë kanë mbetur të ngujuar në territoret, të cilat kontrollohen nga ekstremistët.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka shpallur të martën gjendjen e luftës në Mindanao, pas fillimit të konfliktit me ekstremistët, të cilët në këtë ishull po dëshirojnë të shpallin Kalifatin e Shtetit Islamik./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?