Anton Quni flet për vrasjet e njerëzve të LDK-së

Quni tha se e përbashkëta e vrasjeve të pasluftës ishte që ata ishin të afërt me Ibrahim Rugovën

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në ”Kojshia Show” foli edhe për vrasjet e njerëzve të LDK-së pas luftës. Ai tha se ato janë raste të pazbuluara që kanë një spjegim, për të cilat duhet të merren organet e drejtësisë, shkruan rtv21.tv

Quni më tutje foli edhe për ushtarakët si Sali Çekajn, Agim Ramadanin për të cilët tha se janë vrarë në operacione ushtarake në luftë ndaj armikut, ku shtoi se çdonjeri që ngritë teori apo dyshim në lidhje me këtë gabon rëndë.

Ish deputeti i LDK-së tha se e përbashkëta e vrasjeve të Enver Malokut, Xhemajl Mustafës e të të tjerëve është se kanë qenë institucionalista dhe shumica prej tyre kanë qenë të afërt me programin politik të presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorë të tij dhe shtoi se kur është situata e tillë natyrisht që ngriten pikëpyetje që kanë qenë fokus të ndokujt. Ai tha se për këto punët i kanë organet përgjegjëse dhe se nuk duhet të krijohen hamendje pa fakte e argimente./21Media

 

 

Back to top button