QKUK përfiton nga granti i qeverisë japoneze
Pajisje për QKUK-në
Sot nga ora 09:00 do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK) nga granti i Qeverisë së Japonisë.
Ceremonia mbahet në mjediset e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në të do të marrin pjesë ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe zyrtarë të tjerë nga autoritetet japoneze dhe nga institucionet shëndetësore të Kosovës.
Ndësa, sivjet shënohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës./21Media